Shkëndija dhe Shkupi po përballen mes tyre në ndeshjen e javës së 17-të. Derbi mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ka nisur me hapjen e flamurit shqiptar nga ultrasit kuqezi të klubit tetovar, “Ballistët”.
Nuk mungojnë as këngët patriotike, ndërkohë që sikurse dihet, të ardhurat nga shitja e biletave do të dhurohen për të prekurit nga tërmeti në vendin tonë. /abcnews.al