Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha shpëton nga partia”/ Petro Koçi: Përfaqësues i korrupsionit madhor. E injoronte drejtësinë, tani i bindet

schedule13:24 - 17 Janar, 2025

schedule 13:24 - 17 Janar, 2025

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ish kryeministri Sali Berisha është përfaqësues i korrupsionit madhor.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se Berisha e injoronte drejtësinë, por tani i bindet.

“Sali Berisha, ndryshe nga reagimi i tij fillestar kur injoroi SPAK, tashmë është kthyer në njeri që vapon për t’iu bindur çdo masë sigurie. Kjo vërteton se sot drejtësia është fjala e ditës. Drejtësia është kryefjala e ditës, për luftën kundër korrupsionit. Berisha është përfaqësues madhor, i korrupsionit madhor. Përfiton nga fakti që është lider i opozitës. Fakti që masa e mëparshme, izolimi në shtëpi ishte nga mosha. Po të ksihte moshë tjetër, mund të kishte masë më të rëndë sigurimi. Ai e sfidoi drejtësinë, retorika e tij ka qenë tejet agresive nga drejtësisë. Është e prapanueshme, jo vetëm për një titullar, por edhe për qytetarët e thjeshtë. Ai kërkon që shoqëria të ndjekë shembullin e tij”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!