Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedi në Ishujt Kanarie/ Fundoset anija, 55 persona humbën jetën

schedule22:49 - 16 Janar, 2025

schedule 22:49 - 16 Janar, 2025

Pesëdhjetë persona, përfshirë 44 emigrantë pakistanezë, humbën jetën pas fundosjes së një varke që u nis nga Mauritania më 2 janar për në Ishujt Kanarie, Spanjë.

Organizata joqeveritare spanjolle Caminando Fronteras raportoi për tragjedinë dhe njoftoi se autoritetet marokene shpëtuan 36 të mbijetuar. Sipas të dhënave të para, varka kishte 86 pasagjerë, por mund të ketë pasur edhe më shumë, pasi ajo kishte kaluar më shumë se trembëdhjetë ditë në det.

Në anije ndodheshin gjithashtu të paktën tre gra, përfshirë një vajzë adoleshente që fatmirësisht ka mbijetuar. / abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!