“Nga burgu e shpëtoi mosha”, fushata shpëton Berishën. GJKKO: Të respektojë masën, ndryshe…

schedule14:56 - 16 Janar, 2025

schedule 14:56 - 16 Janar, 2025

Gjykata e Apelit të Posaçëm  ka zbardhur argumentet në lidhje me masën e sigurisë detyrim paraqitje të caktuar ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i marrë i pandehur për korrupsion në lidhje me dosjen Partizani.  Vendimi u dha më 3 janar nga gjyqtari i Apelit Engert Përllumbi.

Sipas gjykatës , Berisha qëndroi për rreth 1 vit në masën e arrestit shtëpiak për shkak se nuk zbatoi masën e parë të caktuar ndaj tij atë të detyrimit për tu paraqitur në prokurori. Edhe pse ish-kryeministri pretendoi se masa e parë detyrim paraqitje ishte anti kushtetuese, ky pretendim u rrëzua nga gjykata kushtetuese dhe ajo ishte masa më e përshtatshme ndaj Berishës.

Një tjetër argument është edhe mosha e ish-kryeministrit që e ka favorizuar në caktimin e një mase të lehtë sigurie, ndryshe nga ajo e arrestit në shtëpi. Po kështu apeli i posaçëm ka marrë parasysh faktin se jemi para fushatës zgjedhore dhe Berisha është konsideruar edhe nga vendimi i gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetari i partisë kryesore opozitare dhe masa e arrestit në shtëpi nuk ishte më e nevojshme.

Në fund apeli argumenton se Berisha përmes masës arrest shtëpie ka shlyer detyrimet për mos zbatimin e masës së parë dhe në rast se ai nuk do të zbatojë edhe vendimin e caktuar nga apeli i jep të drejtën prokurorisë të zëvendësojë atë me një masë më të rëndë sigurie.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!