Tanzania në alarm nga virusi i ri Marburg, deri më tani janë regjistruar tetë viktima

schedule17:57 - 15 Janar, 2025

schedule 17:57 - 15 Janar, 2025

Alarmi për virusin e ri të quajtur Marburg ka shqetësuar Tanzaninë, ku deri më tani janë raportuar tetë viktima.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar së që nga 11 janari janë raportuar nëntë raste dhe tetë viktima në provincën Kangera në veri të vendit.

Informacionet për këtë virus janë të pakta, por ajo cfarë dihet deri më tani është se virusi shkakton ethe hemoragjike që mund të jenë vdekjeprurëse. Ky virus mund të transmetohet nga lakuriqët e natës tek njerëzit. Zona ku u zbuluan rastet është në kufirin me Ruandën, Burundin dhe Ugandën. Disa javë më parë, disa raste ishin identifikuar në Ruandën fqinje ku OBSH raportoi 66 raste dhe 15 vdekje. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!