Daku mohon “sirenat” francize/ Babai i futbollistit hedh poshtë lajmet në media

schedule12:51 - 15 Janar, 2025

schedule 12:51 - 15 Janar, 2025

Ka kaluar gjysma e janarit, dhe ende nuk ka tym të bardhë.

Kjo shprehje përdoret për zgjedhjet e një Pape në Vatikan, ndërsa ne e kemi fjalën për të ardhmen e Mirlind Dakut, I cili për momentin mbetet lojtar I Rubinit.

Edhe pse mediat ruse shkruajtën se ka interesim nga një klub I Ligës së Parë të Francës, kjo gjë hidhet poshtë nga babai I tij, Feimi.

Lajmin e përhapi televizioni “Maç TV”, dhe atij I bëri jehonë e përditshmja më e vjetër sportive e Moskës, “Sovjetski Sport”, që theksojnë se ky klub misterioz nga Franca ka biseduar me rrethin familjar të Daku.

Sidoqoftë, babai I sulmuesit ka deklaruar se edhe pse ka pasur interesim nga disa klube franceze, askush nuk ka biseduar me të,

Feim Daku shton se djali I tij tashmë I ka dhënë fund pushimeve, duke u kthyer në Moskë, dhe se do të paraqitet që në ditën e parë të nisjes së fazës përgatitore dimërore tek ekipi I tij, Rubini.

Zërat për largim të tij nga klubi I Kazanit kanë qenë të shumtë në mediat ruse, duke folur për Spartakun e Moskës e Krasnodarin, më pak për Zenitin e Shën Peterburgut, për klube në Itali e Gjermani, dhe së fundmi nga Franca.

Daku ishte lojtari më I mirë I Rubinit në fazën e parë me 9 gola e 4 asistë, një nga shënuesit më të mirë të Premier Ligës ruse, si dhe më I miri I kampionatit rus për vitin 2024 për kontributin për golat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!