“Tunel” energjie poshtë Adriatikut/ Marrëveshje me Emiratet e Bashkuara dhe Italinë për lidhje nënujore

schedule11:06 - 15 Janar, 2025

schedule 11:06 - 15 Janar, 2025

Shqipëria nënshkroi këtë të mërkurë marrëveshjen tripalëshe me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e një linje nënujore për shkembimin e energjisë elektrike përmes Adriatikut .

Marrëveshja, e cila për palën shqiptare u nënshkrua nga zv,kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh edhe ministre e energjisë dhe infrastrukturës synon rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme.

Nga Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimmi I kësaj linje do të shërbejë për të rritur kapacitetin e Shqipërisë jo vetëm në rajon por edhe në Evropë.

“Marrëveshja me Italinë dhe Emiratet për kabllot nënujore është një instrument shumë i rëndësishëm jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtërishme nga Shqipëria në Itali por edhe për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si lojtar kyç në rajon.

Prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 100% nga burime të ripërtëritëshme. Përqindja e energjisë së përtëritshme të Shqipërisë në kërkesën fundore për energji është 44%. Kjo e vendos Shqipërinë në listën e vendeve kryesore për përqindjen e energjisë së përtëritshme”.

Ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni tha se në sajë të këtij projekti një pjesë e energjisë së Gjelbërt që do të prodhohet në Shqipëri do të eksportohet drejt Italisë përmes kabllove nënujore.

“Italia është e lidhur në mënyrë tradicionale me Ballkanin Perëndimor, siç e tregon miqësia ime me kryeministrin Edi Rama. Ndaj jam krenare për këtë nismë e cila do të ndikojë që të prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri dhe transferimin e një pjesë të saj në Europë.

Tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi që mund të ndërtohen edhe mes partnerëve gjeografikisht të largët, por që e shohin fushën e shahut në tërësi jo vetëm një pjesë të saj që kanë më afër.

Nisma është një hap konkret drejt një lidhjeje globale për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme”.

Ndër të tjera, Rama u ndal edhe tek bashkëpunimi ndër vite me Emiratetet e Bashkuara Arabe, kryesisht në sektorin e energjitikës.

“Dua të theksoj se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe në sektorin energjetik është shumë i rëndësishëm për një rajon ku shumë luftëra, konflikte e gjakderdhje i kanë dhënë formë të shkuarës sonë dhe dëshira e përbashkët për të qenë pjesë e familjes europiane duhet mbështetur me nisma konkrete dhe hapa konkretë për të kapërcyer të shkuarën. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ka nisur synon të zhvillojë deri në 3 Gigavat prodhim të energjisë së ripërtëritshme, për të pasur një rrjet të organizuar në tregun europian”.

Ambicia e Shqipërisë është që deri në vitin 2030 të kthehet në një eksportuese Neto e energjisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!