Prokuroria e Prishtinës mban nesër një konferencë për mediat, në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Konferenca mbahet në orën 10:00. Më shumë se një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria pritet të ngrejë aktakuzë ndaj të dyshuarve.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë dhe sipas Prokurorisë ngjarja u inskenua nga bashkëshorti i saj Naim Murseli si një grabitje.
Ndaj tij rëndon vepra penale “vrasje e rëndë në bashkëkryerje”.
/abcnews.al/