Reshje dëbore në Dibër/ Bypassi i Murrizit ende i bllokuar, disa akse të kalueshme me zinxhirë

schedule09:14 - 13 Janar, 2025

schedule 09:14 - 13 Janar, 2025

Qarku i Dibrës është përfshirë nga moti i keq. Në orët e para të mëngjesit intensiteti i reshjeve të borës është dobësuar. Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës kalon 35 centimetra, ndërsa në zonat e thella arrin në 70 centimetra.

Vijon të mbetet i mbyllur bypassi i Murrizit, janë 3 mjete borëpastruese që po punojnë për hapjen dhe kriposjen, me gjasë për t’u hapur në orët e mesditës.

Aksi Peshkopi-Tiranë është i kalueshëm nga Klosi drejt Burrelit dhe Milotit. Në këtë aks ka probleme në segmentin Fushë Bulqizë-Pishat deri në Planin e bardhë, pasi fryn erë e fortë dhe grumbullon dëborën në rrugë.

Aksi Peshkopi-Kukës kalimi bëhet pjesërisht me zinxhirë, ka probleme në Vasie për shkak të erës së fortë. Ndërkaq, aksi Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë.

Janë pastruar rrugët e qyteteve dhe disa njësive administrative më të afërta. Mbeten ende pa komunikim Lura, disa fshatra të Kalasë së Dodës, Selishta në Dibër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!