39-vjeçari Frederik Paplekaj, autori i vendosjes së tritolit në derën e një marketi në Theth, ka dhënë dëshminë e tij para policisë.
Paplekaj deklaroi se ka marrë porosi nga burgu për të vendosur lëndë plasëse.
Ai nuk ka folur në lidhje me arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. në biznesin në pronësi të familjes Berishta.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës./abcnews.al