Denver bën histori/ Jokic dhe Westbrook vendosin rekord në NBA

schedule16:10 - 11 Janar, 2025

schedule 16:10 - 11 Janar, 2025

Nuk dihej nëse do të shkonin mirë së bashku.

Nikola Jokiç dhe Rasëll Uestbruk janë dy kampionë të spikatur të basketbollit amerikan, dhe po tregojnë se dy profesionistë të vërtetë mund të ndihmojnë njëri-tjetrin, por sidomos skuadrën.

Kjo është kuptuar gjatë gjithë këtij sezoni, por edhe më shumë në sfidën e fundit në NBA, që Denver e fitoi në shtëpi ndaj Bruklinit.

Suksesi nuk u vu në dyshim me shifrat 124-105, ndërsa Jokiç dhe Uestbruk realizuan që të dy tripëll dabëlla.

Kapiteni pati 35 pikë, 12 topa në tabela e 15 asistë, duke qenë tepër i saktë në gjuajtje si përherë.

Veterani 36-vjeçar arriti në 25 pikë, 11 topa në tabela e 10 asistë.

Kjo është hera e dytë këtë edicion, që dyshja e Denverit realizon tripëll dabëll në të njëjtën ndeshje, një rekord në NBA.

Po ashtu, ata barazuan rekordin si dyshja e dytë që e ka bërë këtë duke shënuar të dy lojtarët të paktën 25 pikë.

Uestbruk thellon rekordin e tij me 202 tripëll dabëlla në karrierë, më i miri për të gjitha kohët në basketbollin amerikan.

Jokiç ka 145 tripëll dabëlla, në vendin e tretë në histori dhe i afrohet legjendës Oskar Robertson në vendin e dytë.

Po ashtu, kapiteni i ekipit nga Kolorado është më i miri këtë sezon në këtë renditje, me 15 tripëll dabëlla deri tani, ndërsa edhe statistikat e edicionit i ka pranë tripëll dabëllit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!