Dhoma e drogës/ Britani, personat me varësi marrin të kontrolluar heroinë dhe kokainë

schedule13:36 - 11 Janar, 2025

schedule 13:36 - 11 Janar, 2025

Heroina dhe kokaina mund të injektohen në mënyrë të sigurt në ‘dhomën e parë të injektimit të drogave’ në Mbretërinë e Bashkuar, që do të lejojë personat e varur nga  lëndët narkotike që t’i injektojnë ato në këto ambiente të kontrolluar.

Ky projekt po zhvillohet në Glasgow të Mbretërisë së Bashkuar dhe e ashtë quajtura “Dhoma e Drogës” pritet të hapë dyert e saj këtë të hënë. Qeveria Skoceze e cila ka financuar këtë projekt ka për qëllim që të reduktojë mbidozën dhe problemet të tjera që shkakton përdorimi i lëndëve narkotike tek personat që kanë krijuar varësi.

Dhoma  e Injektimit të drogërave është e vendosur në skajin lindor të Glasgow për shkak sepse sipas statistikave në këtë zone ka një numër të lartë të përdoruesve të lëndëve narkotike në publik. Droga dhe qarkullimi I saj është I ndaluar në Skoci sipas ligjeve në Westminster.

Megjithatë prokuroi i lartë i Skocisë njoftoi se falë këtij projekti do të kishte një ndryshim në politikat penale të vendit duke shprehur se përdoruesit nuk do të ndiqeshin penalisht për konsumin e lëndëve narkotike për aq kohë sa ishin në “Dhomën e Injektimit të Drogërave”.

Disa banorë në Glasgow janë shprehur kundër këtij plani të qeverisë skoceze  duke thënë se Autoritetet po lejojnë njerëzit që të dëmtojnë veten e tyre. Qendra e  injektimit të drogërave e cila është vendosur që të quhet “Thistle” nuk është një risi e Britanisë, pasi janë rreth 100 dhoma të tilla në mbarë botën.

Dhomat e Injektimit të Drogërave në Glasgow do të jenë të hapura nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21 të mbrëmjes dhe do të funksionojnë 365 ditë të vitit. Janë tetë kabina ku do të mund të konsumohen lëndë narkotike dhe infermierët do të mbikëqyrin për të mos pasur probleme mbi doze apo probleme të tjera. Personat që dot të mbërrijnë në qendrën Thisle do duhet të regjistrohen përpara se t’iu lejohet hyrja në këto ambiente megjithatë lënda narkotike që ata mbartin me vete nuk do të testohet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!