Përkeqësohet gjendja e kryepeshkopit Anastas, i cili prej ditesh ndodhet në një spital të Athinës.
Në shumë kisha të vendit besimtarët dhe klerikët ortodoksë po kryejnë lutje për shëndetin e tij.
Dhiakon Aleksandër Dimroçi – Klerik i Kryepiskopatës deklaroi se situata është kritike dhe se po kryhen lutje për kryepeshkopin.
“Situata është serioze, kritike, por shpresojmë për më mirë. Jemi duke kremtuar, bëjmë thirrje besimtarëve, të bashkojmë lutjet e tyre me klerikët për kryepeshkopin Anastas”, theksoi ai./abcnews.al