Derbi mes Brescias dhe Atalantës është mbyllur me festën e miqve. Mario Pasalic është heroi i ekipit bergamask me dy golat e shënuar, ndërsa Ilicic vulosi gjithçka në minutat shtesë. Kroati shënoi nga një gol për pjesë pas asisteve të Castagne dhe Ilicic. Goli i dytë ishte shumë i bukur dhe Pasalic kreu një veprim fantastik, duke shënuar me finte.
I bukur edhe goli i sllovenit, i cili kreu një sprint të madh në minutat shtesë dhe dërgoi topin në rrjetë. Emanuele Ndoj e nisi si titullar për vendasit, teksa u largua në minutën e 64-t nga loja. Nga fillimi e nisi ndeshjen edhe Berat Gjimshiti, i cili nuk i shpëtoi një ndëshkimi me karton të verdhë.
“Dallëndyshet” ndodhën në krizë dhe vazhdojë të renditën në vend të fundit me 7 pikë. Rikthim te fitorja në kampionat pas 4 javëve për ekipin e Gasperinit, që renditet përkohësisht në vend të gjashtë me 25 pikë. /abcnews.al
Brescia – Atalanta 0-3
(Pasalic 26′, 61′, Ilicic 90+2′)