Çmimet u rritën lehtë në dhjetor/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.1 përqind, ndikuan ushqimet

schedule14:13 - 10 Janar, 2025

schedule 14:13 - 10 Janar, 2025

Inflacioni ka pësuar një rritje të moderuar gjatë muajit të fundit të vitit 2024. Pavarësisht se ishte periudhë festash dhe konsumi ka qenë më i lartë kjo duket se nuk ka ndikuar në shtrenjtim të konsiderueshëm të çmimeve. Ndërkohë vetëm në dhjetor inflacioni rezultoi 2.1%.

Rritja e çmimeve në muajin dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,03%, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,32%  “Argëtim dhe kulturë”  si dhe çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante”.

Shtrenjtimi i çmimeve në hotele restorante e kafene lidhte direkt me kërkesën e lartë për këto shërbime gjatë muajit të fundit dhjetor. Nëngrupi i transporit vijon për disa muaj me radhë duke dhënë efekte negative në nivelin e inflacionit.

Sipas Instat, rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2024 është 2,2 % nga 4,8 % që ishte në vitin 2023, një tregues ky që konfirmon se tashmë kriza e çmimeve ështëe lënë pas.

Ndërkohë që Banka e Shqipërisë ka parashikuar që inflacioni të kthehet në objektiv në pjesën e parë të këtij viti. Kjo nënkupton që edhe politika shtrënguese e normave të interesit të përfundojë dhe banka qendrore të ulë normat e interesit. Kjo do të nxiste më tej ekonominë në vendin tonë  si dhe do të ulte kostot për kredidmarrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!