“Vota e emigrantëve, akt drejtësie”, deputeti: Shtysë më e madhe për mandatin e katërt të PS

schedule13:37 - 10 Janar, 2025

schedule 13:37 - 10 Janar, 2025

Deputeti i PS, Ilir Metaj e cilësoi votën e emigrantëve si një akt drejtësie. Në një intervistë për Newsline, ai u shpreh se emigrantët nuk do të jenë më spektatorë por aktorë të ecjes para në vizionin Shqipëria 2030 . Ai u shpreh i bindur se vota e diasporës do të jetë një shtysë më e madhe drejt mandatit të katërt të PS.

“Në pragun e nisjes së regjistrimit të emigrantëve, që më shumë sesa një proces administrativ, është akt drejtësie ndaj atyre që edhe pse larg kanë qenë gjithmonë aty për Shqipërinë sa herë ka qenë nevoja, në të mirë e në të keq, dhe kanë qenë pikërisht remitancat e tyre që kanë siguruar investimet për shëndetësi, arsimin, për ecjen para të Shqipërisë edhe në momente situatash të vështira ekonomike.

Ne po u japim emigrantëve një të drejtë themelore, atë të vendimmarrjes. Emigrantët shqiptarë nuk do të jenë më spektatorë por aktorë të vërtetë të progresit të Shqipërisë sepse jo vetëm do të thonë fjalën vendimtare me anë të votës, por edhe të jenë përfaqësues të politikës. PS u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë atyre që me historikun, eksperiencën dhe talentin e tyre, krijuar në vendet ku jetojnë, të bëhen përcaktues në këtë fazë finale të integrimit të Shqipërisë në BE . Diaspora do të shihet jo thjesht si remitancë, por si pjesëne zërit kombëtar, pjesë e shqiptarisë.

PS është sigurisht një maknieri elektorale që në fakt, e shikon si periudhë elektorale çdo ditë të punës dhe ushtrimit të mandatit të besimit që ka marrë nga shqiptarët. Edhe deputetët, sikurse qeveria, kanë angazhimin e tyre të përditshëm me të njëjtin ritëm si në fushatë për të përmbushur misionin e tyre me intensitet të plotë jo vetëm me takimet në diasporë por edhe me organizimin e brendshëm të strukturave.”, u shpreh deputeti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!