Bylisi “tris” Luftëtarit, Skënderbeun e ndal Devolli fqinj

schedule16:10 - 30 Nëntor, 2019

schedule 16:10 - 30 Nëntor, 2019

Skënderbeu dhe Devolli janë ndarë në paqe në miqësoren e sotme, që nisi me një minutë heshtje në nder të viktimave të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Sfida e sotme përfundoi me rezultatin 1-1 dhe për korçarët ai që shënoi ishte sulmuesi Otto John.

Trajneri Daja aktivizoi ata që kanë patur më pak minuta, ndërkohë që pati edhe nga ekipi i të rinjve që zbritën në fushë. Për Devollin autor i golit ishte Mario Kame, një produkt i moshave të Skënderbeut.

MIQËSORE | E SHTUNË, MË 30 NËNTOR

SKËNDERBEU- DEVOLLI 1-1
Shënues:
Otto John / M. Kame
SKËNDERBEU: Kolicci, Meksi, Pollozhani, Xhemaili, R. Nuri, M. Nuri, Mara, Gripshi, Ndecky, Essien, Oto John. (U aktivizuan: Dajsinani, Vangjeli, Taipi, Qeleshi, Xhunfo, Mensah, Pecani, Liço). Trajner: Ilir Daja

DEVOLLI: Mali, Proença, Cane, Përe, Çela, Nallbati, Tako, Ferrari, Rapo, Kame, Silva. Trajner: Festim Fetollari

Një tjetër miqësore e zhvilluar sot është ajo mes Luftëtarit dhe Bylisit. Ballshiotët triumfuan me rezultatin 1-3. Ziaji ishte ai që shënoi për gjirokastritët, ndërsa për skuadrën e Devedan realizon Hadroj, Qardaku dhe Celis.

LUFTËTARI-BYLIS 1-3
Shënues: Zijai/ Hadroji, Qardaku, Celis

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!