Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në Tiranë.
Në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 69-vjeçar ka goditur me sende të forta një 45-vjeçar, ndërsa ky i fundit e ka goditur me një mjet prerës.
Bashkim Demollari dhe Dior Musaraj janë konfliktuar me njeri tjetrin për motive banale. Ata nuk kanë lidhje familjare dhe as nuk njiheshin më herët me njëri tjetrin.
Sipas burimeve, Demollari është në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa edhe Musaraj ndodhet në spital.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al