Ndryshime në Threads dhe Instagram/ Përdoruesit nuk mund t’i shmangin postimet politike

schedule19:52 - 9 Janar, 2025

schedule 19:52 - 9 Janar, 2025

Përdoruesit e Threads dhe Instagram nuk do të kenë më mundësinë të shmangin shfaqjen e përmbajtjes politike nga njerëz që nuk ndjekin, ka njoftuar kompania amë Meta.

Kompania thotë se kjo është pjesë e riorientimit drejt “shprehjes së lirë”, një lëvizje që ka përfshirë heqjen e kontrolleve të informacioneve të martën. Ndryshimi do të hyjë në fuqi këtë javë në SHBA dhe do të zgjerohet globalisht javën tjetër.

Përdoruesit nuk do të mund të injorojnë postimet politike të padëshiruara, por mund të zgjedhin mes tre opsioneve: më pak, standard ose më shumë.

Kreu i dy platformave, Adam Mosseri – i cili më parë kishte thënë se ishte kundër përmbajtjes politike dhe lajmeve tha se përdoruesit kanë “kërkuar të shohin më shumë” postime të tilla.

Threads dhe Instagram ishin menduar kryesisht si ‘hapësira të sigurta’, veçanërisht në krahasim me zhvillimet e trazuara në X. Ndryshimet e kësaj jave “do të hapin mundësinë për shpërndarjen e masive të dezinformacioneve me shpejtësi në një bazë përdoruesish prej më shumë se 2 miliardë,” paralajmëroi ai për BBC News. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!