Uzuni “plas” Granadën/ Nga hero në çështje, sulmuesi nuk pranon të stërvitet

schedule18:45 - 9 Janar, 2025

schedule 18:45 - 9 Janar, 2025

Dashuritë e mëdha janë ato që sjellin edhe urrejtjet e mëdha kur përfundojnë. Kjo duket se do të jetë edhe historia e Myrto Uzunit me Granada.

Sulmuesi kuqezi e mbylli 2024 si hero, por viti i ri ka ndryshuar krejtësist situatën.

Uzuni nuk ka nisur ende stërvitjen me skuadrën pas pushimeve. E përditëshmja spajolle “Marca” e konfirmoi lajmin e saj, duke cituar trajnerin e Granada.

“Kur u kthyem nga pushimet, ai erdhi dhe tha se nuk e ndjente veten në gjendje të stërvitej dhe nëse nuk stërvitet nuk ka rëndësi. Ai vazhdon me atë pozicion që nuk dëshiron të stërvitet me skuadrën, nuk mund të detyroj askënd të stërvitet dhe nëse nuk e bën, nuk e llogaris”, janë fjalët e teknikut Escriba, që nuk lenë vend për interpretime.

Vetë Uzuni ka preferuar të reagojë me anë të një pastime në llogarinë e tij në “Instagram”. “Si një kapiten i këtij ekipi, njerëzit që më njohin, nuk duhet të dyshojnë kurrë për dashurinë që ndjej për këtë ekip dhe për këtë qytet derisa të dëgjojnë palën tjetër. Përgjithmonë Granada ime”, shkruan sulmuesi në adresën e tij. Derisa vetë Uzuni të sqarojë situatën, indicia e vetme e besueshme është ajo e “Marca”. Sipas saj, futbollisti shqiptar ka marrë një ofertë të rëndësishme nga klubi amerikan I FC Austin, ndërsa po e përdor atë si një presion për Granada për të rishikuar kontratën, sidomos përfitimet e tij.

Aktualisht, kontrata e Uzunit me klubin skadon në vitin 2026, por pas paraqitjes së shkëlqyer në këtë sezon ai pretendon rinovimin e saj me ndryshime sidomos në termat financiarë.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje, ndërsa vendosi edhe rekordin, si realizuesi më i mirë në historinë e Granada. / abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!