Bashkimi Evropian është i gatshëm të zëvendësojë SHBA-në në mbështetjen ushtarake për Ukrainën, nëse Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë ta bëjnë këtë.
Kështu deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas vetëm disa ditë para inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-ve, duke shtuar se megjithatë është e sigurt se “Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës”.
“Kushdo qoftë president i SHBA-së, nuk mendoj se është në interesin e Amerikës që Rusia të jetë fuqia më e fortë në botë”, tha Kallas përpara një takimi të “grupit të kontaktit” të aleatëve të Kievit në Ramstein, Gjermani./abcnews.al