Një aksident ka ndodhur në fshatin Kastriot në aksin Peshkopi-Kukës, ku një foristradë është batuar dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë janë lënduar lehtë dy pasagjerët, ndërsa shoferi pasi ka marrë ndihmën në spitalin Rajonal Dibër është nisur drejt Tiranës, pasi mjekët kanë pasur dyshime se ka dëmtime në qafë.
Nga informacionet e marra është jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al