Deklarata e presidentit Trump në lidhje me Grenlandën dhe Kanadanë ka ngjallur reagim nga titullarë të lartë të shteteve të ndryshme. Pas Francës, edhe Gjermania ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me deklaratën e presidentit të ri të SHBA.
Gjermania ka thënë se kufijtë nuk duhet të lëvizen me forcë. Kjo është një përgjigje ndaj komenteve të Trump, i cili sugjeroi se mund të ishte e drejtë që disa kufijë të ndryshohen me forcë, duke nënkuptuar mundësinë e ndryshimeve territoriale në disa rajone. Zyrtarët gjermanë theksuan rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe të drejtave ndërkombëtare për stabilitetin dhe paqen globale.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka theksuar se e paprekshmëria e kufijve është një “ligj ndërkombëtar themelor,” duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump në lidhje me Grenlandën dhe Danimarkën.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, tha se “si gjithmonë, parimi i palëkundur është në fuqi… kufijtë nuk duhet të lëvizen me forcë,” duke theksuar marrëveshjet ndërkombëtare si Karta e Kombeve të Bashkuara.
Komentet e kancelarit gjerman vijnë gjithashtu në një periudhë kur Rusia ka pushtuar Ukrainën në Evropën Lindore, duke shkelur sovranitetin e fqinjit të saj. / abcnews.al