Drejtori i Përgjitshëm i energjisë në MiE, Besjan Kadiu në intervistën për “Tirana Live” projektet që pritet të bëhen në sistemin elektroenergjitik.
“Në sistemin elektroenergjitik ka investime të rëndësishme në gjenerimin e energjisë elektrike, kryesisht nga burimet e rinovueshme por edhe në investime që do ta ndihmojnë këtë gjenerim, si sistemet e pam storage. Janë dy projekte të ndryshme një privat dhe një publik nga KESH në kaskadën e Drinit, që kërkojnë investime kryesisht në transmetim dhe dua të përmend që aktualisht nga OST janë duke u implementuar disa projekte, rrjeti 400 kilovoltsh me RMV, deri në trefishimin e kapacitetit të interkonjeksionit me Greqinë është një projekt me fleksibilitet, me Kosovën po ashtu një projekt por edhe kabullin nën ujor me Italinë. Në rrjetin e brendshëm, ka projekte në zbatim. Është projekti 220 kilovoltsh Tiranë-Rrashbull, i cili është në zbatim e sipër dhe pritet të përfundojë brenda 2025. Po ashtu edhe 400 kilovoltsh Elbasan-fier, që është një investim i rëndësishëm për sigurinë energjitike.”
Duke folur për synimin e Shqipërisë për t’u bërë eksportuese neto e energjisë brenda vitit 2030, ai shtoi:
“E kemi synim, pjesë e politikave që qeverisë dhe besoj se jemi në rrugën e duhur edhe nëse i referohemi numrave për mbështetjen që kemi alokuar për kapacitetet e instaluara për diellin. Kemi rreth 500 megavat kapacitete të instaluara dhe kemi synim që Brenda 2029 të kemi 1 gigavat kapacitet të diversifikuar, ose nga era dhe dielli, që do t’i shtohet sistemit elektro energjitik shqiptar që në 2029 dhe në fillim 2030 të jetë net eksporter.”/abcnews.al