BDI: VMRO po sulmon shqipen/ Shkup, Presidentja Silianovska nuk dekretoi ligjin “për mbrojtjen e fëmijëve”

schedule15:29 - 8 Janar, 2025

schedule 15:29 - 8 Janar, 2025

BDI sot ka akuzuar kryeministrin e Maqedonise se Veriut Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Silanovska Davkova se po tentojne të degradojë statusin e gjuhës shqipe në vend.

Ky reagim ka ardhur pas veprimit te presidentes qe ka ushtruar veton e sa te pare qe kur u zgjodh ne kete detyre ne maj te viti te kaluar, duke mos e dekretuar ligjin per Mbrojtjen e Femijeve, I cili, ndër të tjera, parashikonte që licencat për kujdestarët e çerdheve të jenë edhe në gjuhën shqipe, përveç gjuhës maqedonase.

Sipas BDI kjo është një përpjekje e hapur, e koordinuar mes qeverise dhe presidentes,  për të zhbërë të drejtën e gjuhës të garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2018, i cili e bëri gjuhën shqipe zyrtare në të gjitha institucionet qendrore.

“Deklarata e djeshme e Kryeministrit zbuloi qartë synimin e tij për të degraduar statusin zyrtar të gjuhës shqipe, duke e kthyer atë në një formulë të tejkaluar dhe të papranueshme, siç ishte në Ligjin e vitit 2008, ku shqipja përdorej vetëm me kërkesë të shqiptarëve dhe përmes plotësimit të formularëve të veçantë.”-thuhet ne qendrimin e partise Bashkimi Demokratik per Integrim drejtuar nga Ali Ahmeti qe tashme eshte ne opozite.

Madje sipas tyre, qeveria po përgatit terrenin për ta anuluar këtë ligj përmes Gjykatës Kushtetuese.

Gjithesesi pas vetos, presidentja Silanovska-Davkova reagoj duke thene se
se vendimi për veton nuk synon “të fyejë asnjë gjuhë, apo të ndjekë këshilla partiake”.

Nga koalicioni i partive shqiptare, VLEN, pjesë e Qeverisë, nuk kanë dalë ende me një qëndrim të përbashkët për çështjen e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!