263 mijë turistë kanë vizituar kështjellën Argjiro në Gjirokastër, duke e renditur atë në monumentin më të vizituar në rang vendi për vitin që sapo lamë pas.
Drejtori i drejtorisë së trashëgimisë kulturore, Ardis Duka tha se ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin paraardhes, ndërsa kanë dominuar turistët e huaj që kanë mbërritur nga të gjitha vendet e botës.
Duka shton se institucioni që ai drejton, një rëndësi të veçantë po i kushton edhe ndërhyrjes restauruese në ato pjesë që konsiderohen problematike të kështjellës madhështore të Gjirokastrës.
Gjatë vitit 2024, Gjirokastra u vizitua nga rreth 700 mijë turistë, prej të cilëve 80% e tyre të huaj.
Kalaja Argjiro ka qenë dhe mbetet destinacioni i parë që vizitohet në qytetin e gurtë./abcnews.al