Sazan Guri në “ABC e Mëngjesit”, flet për misteret dhe rëndësinë e Malit të Tomorrit

schedule09:03 - 8 Janar, 2025

schedule 09:03 - 8 Janar, 2025

Sazan Guri në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për misteret në Malin e Tomorrit, shpellat e mali banesat e para të njeriut.

Gjatë intervistë në studio, Sazan Guri tregoi rëndësinë që ka Mali i Tomorit, duke rrëfyer edhe vende të tjera të njohura apo pak të njohura për publik. Gjithashtu u shpreh se në Tomorr ndodhet edhe një shpellë e quajtur edhe Shpella e të Mirëve, duke shpjeguar se në këtë shpellë mendohet të kenë jetuar edhe tre priftërinj.

“Në Tomorr është shpella e të mirëve që mendohet se kanë jetuar tre priftërinj hyjnor, ata priftërinj flisnin në gjuhën e zogjve që quhej edhe ndryshe kulti i Dodonës. Në Tomor mendohet se ka ardhur djali i Agamemnonit. Ka ardhur Odiseja. Te gjitha vlerat dhe ajo që është me shumë rëndësi është çezma e Tarikos. Në kushte të caktuara priftërinjtë ecnin zbathur… Tomorri mund thuhet se ndryshe ka civilizimi i parë. Në malin e Tomorrit është një kala se si një gur që është të paktën 14 ton mbahet si pika Çenierë, ku bota i vjen rrotull.”, ka thënë ai në ABC e Mëngjesit.

/abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!