Analisti Lirim Mehmetaj u shpreh për ‘Balkan Update’ se lëvizja Vetëvendosja dëshiron të fuqizojë Listën Serbe duke bashkëpunuar me të.
Ndër të tjera, Mehmetaj u shpreh se skandali i qeverisë aktuale është normalizmi i krimit dhe se një pjesë e parave nga lëvizja Vetëvendosja shkojnë për të mirëmbajtur pushtetin.
“ Përveç Vetëvendosjes, Lista Serbe është partia e vetme që rritet sa herë ka kriza në Amerikë. Vetëvendosja dëshiron t’i krijoj një hapësirë që të fuqizohet më shumë Listës Serbe dhe të vazhdojë ta bëjë betejën në sipërfaqe. Është kalkulim i dobët elektoral dhe është bashkëpunim i thellë kriminal.
Është drejtuar krimi, kemi skandale me rezervat shtetërore, kemi skandale në Ministrinë e Ambientit që është skandali me ambalazhuesin, kemi skandal në Ministrinë e Jashtme, kemi skandal te Ministria e Eko nomisë që po ballafaqohet me lëndët në prokurori.
Mirëpo, skandali më i madh i qeverisë është normalizmi i absurdes duke e bërë një metodë që ndiqet në negocimet e tenderit dhe e bën normë sesi shpërndahen paratë në kompani.
Korrupsioni është i pastër dhe i strukturuar. Derisa partitë e tjera përmes individëve kriminal kanë vjedhur në nivele tribale, kanë shkoqur nga shteti para për interesa; Vetëvendosja ka strukturë të krimit dhe korrupsionit ku një pjesë e konsiderueshme shkon tek Vetëvendosja. Kemi miliarda të vjedhura nga kjo parti e cila furnizohet për të mirëmbajtur pushtetin.”
/ abcnews.al