Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rijetësohet “Betlehemi i gjallë”/ Rituali në Hajmel të Shkodrës risjell skenat biblike

schedule20:08 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 20:08 - 28 Dhjetor, 2024

SHKODËR- Nën qiellin e vrenjtur të një pasditeje dhjetori, në fshatin Hajmel që shtrihet mes Lezhës e Shkodrës, dëgjohen së largu zërat e qindra banorëve që inskenuan ritualin “Betlehemi i gjallë”.

Fshati Hajmel për të pestin vit me radhë me rastin e festave të Krishtlindjes transformohet duke na e risjellë Betlehemin, vendin e lindjes së Krishtit. Aktorët amatorë imitojnë jetën e mijëra viteve më parë, ndërsa për vizitorët kjo është me të vërtet diçka magjike.

Andrea dhe James janë një çift nga Alaska e largët, por kanë dy vite që jetojnë në Berat dhe kanë ardhur enkas që të vizitojnë Hajmelin e transformuar në Betlehem.

“Jemi nga Alaska dhe kemi dy vite që jetojmë në Berat, kjo është hera e parë që vijim, pasi dëgjuam dhe kishim interes ta shihnim. Më pëlqeu shumë çdo gjë, sidomos puna që bëhet bashkë. Dhe çka është më e rëndësishmja është të mësohet sa më shumë për Biblën”

Për Dioqezen e Sapës, zonë në të cilën ndodhet edhe fshati, kjo punë është një mision. E ndërsa ecën nëpër fshat ndesh në botë tjetër. Aktorët imitojnë jetën në fshatin e Betlehemit, aty ndesh zanatçinj të ndryshëm, nga këpucarë, farkëtarë, fëmijë duke luajtur e barinj dhe është një ekskursion që të nxit të mendosh si ka qenë jeta dikur në një fshat të largët të lindjes së mesme.

Rona ka ardhur së bashku me familjen për të vizituar Betlehemin e gjallë në Hajmel ndërsa ajo shprehet se gjithçka ka qenë shumë e bukur.

Fra Gjon Shtjefni nga fretrit Kapuçinë, është organizatori I Betlehemit të gjallë në Hajmel. Ai ndan detaje nga e gjithë puna dhe thotë se çdo gjë është bërë vullnetarisht. Ai shton se kjo ka një vlerë të veçantë sepse përcjell edhe mesazhe të forta pasi bëhen bashkë në formë vëllazërore dhe realizojnë Betlehemin e gjallë.

Mijëra vizitorë, besimtarë dhe njerëz kuriozë e vizitojnë “Betlehemin e gjallë” në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës. E gjitha ka nisur si një ide dhe që organizohet nga Fretërit Kapuçinë që shërbejnë në famullin e Shën Pjetrit e Shën Palit në Hajmel.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!