Everton po kalon një moment të keq në kampionat dhe renditet në vend të 16-të me 14 pikë. Ecuria e ekipit nga Liverpuli po shqetëson drejtuesit, por tifozët kanë marrë një lajm të mirë gjatë ditës së sotme.
Richarlison është një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe braziliani do të vazhdojë të qëndrojë në “Goodison Park”. Akordi për rinovimin e kontratës është arritur dhe lajmi është bërë publik nga Michael Brands, menaxheri i përgjithshëm i klubit.
22-vjeçari është një ndër objektivat e Manchester United për merkaton e janarit, teksa këtë sezon numëron 3 gola të shënuar dhe 2 asiste. Sezoni e kaluar e mbylli me 13-të rrjeta të realizuara dhe paraqitjet pozitive i dhuruan grumbullimin me Brazilin. Sulmuesi do të vazhdojë të qëndrojë deri në vitin 2024 tek Everton, duke zgjatur me një vit bashkëpunimin me klubin. /abcnews.al