Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Kinës të ushtrojë ndikim në Korenë e Veriut – në përgjigje të dislokimit së ushtarëve të Koresë së Veriut përkrah trupave ruse në luftën në Ukrainë.
“Vendi korean nuk duhet të humbasë popullin e tij në betejat në Evropë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.
“Nëse Kina është e sinqertë në deklaratat e saj se lufta nuk duhet të përshkallëzohet, ajo duhet të ushtrojë presionin e duhur mbi Phenianin”, shtoi ai.
Kina është aleati më i ngushtë i vendit të izoluar komunist.
“Moska po përdor kryesisht trupat e Koresë së Veriut në përpjekjet e saj për të rimarrë zonën ruse të Kurskut, e cila është pjesërisht e pushtuar nga trupat ukrainase”, tha Zelensky.
“Ne po shohim se ushtria ruse dhe forcat e Koresë së Veriut nuk kanë aspak interes për mbijetesën e këtyre koreanëve”, shtoi Zelensky.

