Kriza energjitike në Kosovë/ Nazarko: Ilustrim i dështimit të qeverisjes ‘Kurti’, asnjë investim në rrjetin e shpërndarjes

schedule17:39 - 26 Dhjetor, 2024

schedule 17:39 - 26 Dhjetor, 2024

Kosova po përballet me një krizë të madhe energjitike e cila ka bërë që disa komuna të mbeten deri në tetë orë pa energji elektrike.

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në programin ‘Balkan Update’, komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë duke deleguar me përgjegjësi kryeministrin Kurti.

Sipas tij, kjo krizë është ilustrimi i dështimit të qeverisjes Kurti dhe parashtroi dy projektet e rëndësishme të Kosovës lidhur me sferën energjitike të cilat mund të përmirësonin ndjeshëm situatën, por zbatueshmëria e tyre u refuzua nga qeveria.

Kriza energjitike është ilustruesi i paaftësisë së qeverisjes së Kurtit sepse nuk është e vërtetë që Kosova nuk ka pasur mundësin t’i jepte fund krizës. Kosova ka pasur dy projekte të rëndësishme.

I pari është një projekt amerikan i cili mbështetej në përdorimin e qymyrit si burim për krijimin e gjeneruesve të rinj energjitik me metoda modern. Kompania ishte amerikane, por ishin të përfshirë kompani japoneze dhe polake që garantonin procesin e nxjerrjes së qymyrit. Kosova e humbi një mundësi të tillë, humbi dhe arbitrazhin dhe bëhej fjalë për një investim shumë të madh .

Ky është një dështim i parë. Dështimi i dytë ka të bëjë me krizën energjitike botërore që rriti rëndësinë e Greqisë që ka porte që sjellin gazin nga SHBA në portin e Aleksandropolis dhe nëpërmjet një program të SHBA që quhet ‘Sfida e mijëvjecarit’ dhe i ofroi 235 milionë dollar qeverisë Kurti që t’i përdorte për një tubacion gazi që e lidh me Maqedoninë dhe për pasojë do të lidhej me furnizim europian të gazit. Kosova e refuzoi këtë mundësi me preteksin sepse realizimi në praktikë nuk kishte këtë kosto, por dyfishin edhe pse Greqia u zotua që do të merrte sigurimin e kredisë.

Kjo kishte rëndësi gjeopolitike sepse Greqia duke fuqizuar rolin si furnizues të energjisë në Ballkan i jepte mundësinë Kosovës për njohjen e saj. Kosova e refuzoi një mundësi të tillë. Kosova vendosi që me ato 236 milionë të blinte disa depozita, disa bateri që nuk sollën asnjë dobi në zgjidhjen e krizës energjitike.

Kriza energjitike është ilustrimi më tragjik, më dramatik sepse nuk ka cilësi jete, investime të huaja , invetime në infrastrukturë. Është botërisht i njohur që një pjesë e madhe e buxhetit të qeverisë nuk përdoret, nuk planifikohet, nuk prokurohet dhe ato para publike që i prodhon sistemi ekonomik nuk përdoren për investime publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!