Kreu i opozitës në Izrael, Yair Lapid tha se kryeministri izraelit nuk dëshiron një marrëveshje që do të siguronte lirimin e robërve të mbajtur në Gaza.
“Nëse do ta bënte, ai do të fluturonte vetë në Katar”, theksoi Lapid.
“Ai po bën të njëjtin truk që ka bërë të gjitha herët e mëparshme. Negociatat po përparojnë dhe po bëhen të mundshme, dhe më pas ai shkon në mediat e huaja dhe shpjegon se nuk do ta ndalë luftën dhe i sinjalizon Hamasit se nuk ka asnjë arsye për të bërë një marrëveshje me ta”, shtoi ai.
Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.
Prej atëherë, lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Izraeli thotë se të paktën një e treta e të vrarëve kanë qenë militantë dhe thotë se përpiqet të shmangë dëmtimin e civilëve.