Izrael, presidenti Herzog i kërkon qeverisë të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve

schedule21:32 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 21:32 - 25 Dhjetor, 2024

Presidenti izraelit Isaac Herzog i kërkoi qeverisë izraelite të arrijë një marrëveshje për të liruar pengjet.

Në një ceremoni në Tel Aviv për ushtarët e plagosur izraelitë, Herzog i bëri thirrje udhëheqjes politike të vendit që të bëjë një shtytje të fundit për të arritur “me çdo kusht” një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtur për më shumë se një vit në Rripin e Gazës dhe një armëpushim në enklavën palestineze, pas 14 muajsh luftime.

Presidenti izraelit tha se qeveria do të kishte mbështetjen e tij të plotë për një marrëveshje të tillë.

“Pengjet janë në rrezik të qartë dhe të menjëhershëm. U bëj thirrje liderëve tanë që të veprojnë me të gjitha forcat për të arritur një marrëveshje. Është puna juaj, është përgjegjësia juaj”, theksoi ai.

Vërejtjet e tij vijnë pasi qeveria izraelite dhe grupi islamik palestinez Hamas shkëmbyen akuza sot për dështimin për të arritur një marrëveshje armëpushimi pavarësisht progresit të raportuar nga të dyja palët ditët e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!