Ministria Mirela Kumbaro foli për sfidat e turizmit në Shqipëri, ku përmendi se menaxhimi i sasive të mëdha të mbetjeve në territor vijon të ngjalli interes.
Kumbaro përmendi gjithashtu se vendimi i marrë dy vite më parë për shtrirjen e zonave të mbrojtura në 22% të territorit të vendit ishte një masë e guximshme.
Në intervistën e saj, përmendi gjithashtu edhe marrëveshjen me qeverinë gjermane për një grant me vlerë 3 milionë eurosh.
“Një prej sfidave më të mëdha që kemi është përballja me menaxhimin e një sasie shumë të madhe mbetjesh që gjenerohet në një territor ku ka 2 milionë banorë dhe ku vijnë 10 milionë vizitorë e më shumë.
Kjo është një punë e përditshme dhe është një gjë që po ndodh. Ndërkohë që nxisim turizmin, nxisim mbrotjen e mjedisit. Para dy vjetësh morëm një masë shumë të guximshme dhe shtrijmë territorin e zonave të mbrojtura gati në 22% të zonave të mbrojtura, do të thotë që i bën të vështira kriteret dhe filtrat me të cilat lejohet zhvillimi brenda këtyre territoreve. Marrim Vjosën që është park kombëtar bëhet fjalë për 480 km vijë lumore. Ne kemi anulluar kontratat që ishin parashikuar nga qeveria e mëparshme për të ndërtuar HEC-e në vijën lumore. Ka kosto në ekonominë e shtetit, por është për të nxitur një model të ri turizmi, nxitje agroturizmi, investime në lumin e Vjosës, investime dhe të huaja sepse të tilla modelesh gjenerojnë investime dhe më të mëdha. Para një muaji, bëmë një marrëveshje me qeverinë gjermane për një grant prej 3 milionë eurosh për të ndihmuar skemat e ekonomisë ekoturistike dhe agroturistike. “ / abcnews.al