Marrëdhëniet Kurti- Osmani/ Nazarko: Presidentja duhet të kapërcejë ‘qejfmbetjen’ me kryeministrin

schedule17:53 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 17:53 - 25 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në studion e ‘Balkan Update’ komentoi marrëdhënien mes kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani.

Sipas tij, mund të ketë një qejfmbetje me karakter personal nga zonja Osmani për të cilën u shpreh se duhet të kapërcej qejfmbetjet dhe të demostrojë komunikim normal publik me kryeministrin.

Krishtlindjet pajtojnë armiqtë edhe më të egër sesa kreret e shtetit të Kosovës kështu që nuk ka ndonjë çudi. Natyrisht sipas mediave të dy nuk ishin parë afër me njëri- tjetrin për një muaj rresht kjo lidhet edhe me faktin që Osmani ka qenë jashtë shtetit në vizita ndërkombëtare siç mund të ketë pasur dhe ndonjë hatërmbetje me fjalimin në parlament që akuzoi qartësisht se po luhej kumar me interesat e Kosovës duke ju referuar qeverisë së Kurtit, unë imagjinoj që duhet të ketë një qejfmbetje prej saj jo vetëm me karakter strategjik, por mund të jetë personal, por afër mendsh zonja Osmani do të duhet të kapërcej qejfmbetjen dhe të demostrojë në publik komunikim normal me kryeministrin.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!