TIRANË- 100 deri në 150 mijë lekë të vjetra është shifra e cila po diskutohet sa I takon shpërblimit që do të marrin rreth 8 mijë efektivë të policisë me rol bazë.
Vendimi në lidhje më shpërblimin financiar pritet të merret Brenda javës gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave.
Burime për Abc News sqaruan se pjesë e këtij shpërblimi nuk do të jenë shefa dhe drejtues të policisë, të cilët kanë gradat më të mëdha se inspektor.
Ndërkohë që në kuadër të masave shtesë për festat e fundvitit, efektivët do të jenë në shërbim me 12 orë në ditë, që prej datës 24 dhjetor deri më 3 janar.
Masat shtesë përfshijnë qarkullimin rrugor, këqyrja e shesheve të festive dhe një kontroll të shtuar ndaj mjeteve kryesisht atyre luksoze.
8 mijë policët që përfshihen në Kategoria e efektivëve me rol bazë kanë dhe ngarkesën më të madhe sa I takon rendit apo edhe qarkullimit në kryeqytet.
/abcnews.al