Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në fshatin Metoq në Sarandë ku gruaja vrau me sëpatë burrin.
Sipas burimeve 49-vjeçarja gjakftohtë, por në dukje me probleme të shëndetit mendor ka thënë se edhe në një rast tjetër ka tentuar ta vrasë burrin e vet, ndërsa nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me këtë deklaratë.
Rreth orës 08.00 të mëngjesit të ditës së djeshme vajza që ishte në shtëpi, kur u ngrit nga gjumi mësohet se ka gjetur babanë e vet të pajetë dhe në pellg gjaku në shtratin e tij.
Mësohet se Kërkoi nëpër shtëpi për nënën e vet, dhe e kish gjetur atë që rrinte tek dera e jashtme e shtëpisë. Mori në telefon motrën që e ka të martuar edhe ajo atje më Metoq dhe i ka thënë çfarë kish ndodhur. Kanë qenë këta që kanë njoftuar edhe policinë.
Sipas një komshiu të lagjes 49-vjeçarja kishte rreth orës 04.00 të mëngjesit që rrinte jashtë tek dera. “Unë ka thënë ai u ngrita për të shkuar tek shtëpia e babait tim që ishte i sëmurë dhe e pashë atë që rrinte tek dera dhe nuk reagoi fare kur kalova. U habita po nuk më shkoi në mend se çfarë mund të kish ndodhur. Sipas mjekut ligjor të Sarandës viktima është goditur në kokë dhe kishte shumë rrjedhje gjaku”, ka treguar ai.
Prokurorja e gatshme Esmeranda Basho pas hetimeve të saj vendosi së trupi i viktimës, 55-vjeçarit Llazar Tahiraj të dërgohej në Mjekësinë Ligjore në Tiranë.
49-vjeçarja Elvira Tahiraj ditën e enjte do të dalë për masë në Gjykatë.