Kazakistan, rrëzohet avioni me 72 pasagjerë në bord

schedule09:43 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 09:43 - 25 Dhjetor, 2024

Dhjetëra persona dyshohet se humbën jetën pasi një aeroplan pasagjerësh që transportonte 72 persona, është rrëzuar në Kazakistan, ka njoftuar agjencia e atjeshme e Emergjencave.

Siç raporton Sky News, gjashtë persona raportohet t’i kenë shpëtuar përplasjes kanë njoftuar autoritetet.

Avioni i “Azerbaijan Airlines” ishte duke fluturuar nga Baku në drejtim të qytetit Grozny, Çeçeni në Rusi, por për shkak të kushteve klimatike dhe mjegullës është përplasur.

Përplasja ka ndodhur në afërsi të aeroportit Aktau në perëndim të Azerbajxhanit. Ekipet emergjente janë duke punuar për të lokalizuar zjarrin në vendin ku është rrëzuar aeroplani.

Deri më tani nuk janë deklaruar nga aviokompania e Azerbajxhanit lidhur me këtë incident.

Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur avioni fillon të bie dhe në një moment përplaset në tokë – duke u përfshi i tëri nga zjarri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!