Kremtohen Krishtlindjet/ Guri: Në Greqi, edhe mesha në gjuhën shqipe. Trimçev: Në Itali, festohet në shtëpi

schedule23:44 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 23:44 - 24 Dhjetor, 2024

Besimtarët e krishterë kremtojnë festën më të rëndësishme të besimit të tyre, lindjen e Jezu Krishtit.

Gazetari Etmond Guri deklaroi se në Greqi, zhvillohen edhe mesha në gjuhën shqipe.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Guri u shpreh s eshqiptarët në Greqi, përbëjnë pjesën më të madhe të besimit të krishterë dhe ortodoks.

Ndërsa zëvendëspresidenti i diasporës në Itali, Dritan Trimçec tha se Krishtlindjes janë festë e rëndësishme për italianët. Trimçev shtoi se kryesisht, Krishtlindjet, italianët i festojnë në shtëpi.

Etmond Guri: Shqiptarët janë pjesa më e madhe në Greqi e besimit ortodoks dhe katolik. Po festojnë. Vlen për t’u thënë, është fakti që Kisha Katolike në Greqi, u ka dhënë mundësi shqiptarëve të zhvillojnë mesha në gjuhën shqipe.

Dritan Trimçev: Në Itali janë festa të rëndësishme. Është shumë e ndjerë festa e Krishtlindjeve, ashti si Pashka. Shteti mbyllet, deri pas vitit të ri, më pas fillon sërish puna. Janë pushime relativisht të gjata. Shumica e qyteteve zbukurohen me drita. Kryesoisht, Krishtlindja festohet në shtëpi. Është festa familjare. Mblidhet e gjithë familja. Festojmë kryesisht me pjata shqiptare, me gjellë shqiptarë. Italianët kanë pjatat e tyre për Krishtlindje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!