Fundi i regjimit të Vuçiç?/ Nazarko: Përballë Vuçiç nuk qëndron një opozitë si alternativë

schedule17:56 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 17:56 - 24 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko komentoi ndikimin e perëndimit në shtetin serb ku përmendi se perëndimi mban në kontroll lëvizjet.

Sipas tij, në Serbi nuk ka ende një alternativë të sigurt dhe kompakte kundrejt Vuçiç dhe se partitë e opozitës janë të përçarë.

“Vuçiç luan me këtë kartë sepse ai i drejtohet në komunikimin e tij baballarëve, jo të rinjve që mbushin protestat. Sa i takon prindërve, narrativa që ofrohet nga regjimi i Vuçiç është ajo që punët shkojnë mirë, kemi rritje pensionesh, kemi investime perëndimore ndërkohë në një shtet si ai i Serbisë që ka qenë me regjime hibride është shumë e lehtë të ndërtosh narrativën e armikut të jashtëm. E vërteta është që SHBA në një farë kuptimi e mbështesin Vuçiç dhe kjo u duk në një postim në media.

Përballe Vuçiç nuk qëndron një alternativë e sigurt, kompakte. Partitë e opozitës janë të përçarë dhe perëndimi nuk kërkon destabilitet sepse Serbia është faktor i rëndësishëm, fuqi e madhe ushtarake. Pse ky është një lexim alternativ? Sepse në sferën tonë priren ta konsiderojnë si rrëzim të Vuçiç të sponsorizuar nga perëndimi, kur nuk është ashtu. Perëndimi mban në kontroll lëvizjet por në territorin e një shteti si Serbia që mund të krijoj destabilitet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe vetë Serbia është subjekt i një destabilizimi që mund të shkaktojë probleme sepse vetë regjimi rus është prezent dhe ai vazhdon të ketë kuota të popullaritetit të lartë.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!