Nuk u certifikua nga KQZ, ankohet Lista Serbe: Vendim i Kurtit

schedule12:58 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 12:58 - 24 Dhjetor, 2024

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, do të ankimojë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa vendimin e KQZ-së për të mos e certifikuar, duke e nxjerrë jashtë zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek deklaroi se vendimi i KQZ-së, është jodemokratik dhe kundër serbëve.

“Do te paraqesim ankesë në Paneli zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe pres nga një vendim të qartë që do të hedhë poshtë këtë vendim absurd, antiserb dhe jodemokratik të Albin Kurtit”, ka thënë Zllatan Ellek, kreu i Listës Serbe.

Ellek shtoi se vendimi i KQZ-së, tregon qarte se kryeministri Albin Kurti dëshiron t’i eliminojë serbët nga Kosova.

Vendimit i KQZ, për të mos certifikuar Listën Serbe është shoqëruar me shqetësim nga komuniteti ndërkombëtar.

SHBA-te kane reaguar përmes zëdhënësit te Ambasadës Amerikane në Prishtinë duke thënë se si ambasadë janë thellësisht të shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për të mos certifikuar kandidatët e Listës Srpska dhen se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike, duke i bere thirrje palëve qe kane pretendime ti drejtohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, rruge të cilën e zgjodhi Lista serbe.

Edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ndaj mos certifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Hargreaves ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të respektojë procedurat ligjore në këtë rast.

Të njëjtit qëndrim i është bashkuar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke theksuar se procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet.

Vete Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka argumentuar mos certifikimin e Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 me arsyetimin se kryetari i kësaj liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore ka përdorur “thirrjeve nacionaliste”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!