“Është Krishtlindje”/ Dom Gjergj Meta një urim për Shqipërinë dhe shqiptarët

schedule08:43 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 08:43 - 24 Dhjetor, 2024

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, ka bërë një urim të veçantë, në vigjilje të Krishtlindje. Dom Gjergj Meta, ka uruar paqe dhe shpresë për të gjithë.

“Është festa që bashkë me pashkët përbëjnë kulmin e festës së të krishterëve. Urimet i dedikohen të gjithëve dhe ka zgjedhur të uroj me dy fjalë, paqe dhe shpresë. Paqe në zemra dhe shpresë për çdo njeri”, tha ai.

Gjithashtu tregoi se në orët e para të mëngjesit, kanë bërë edhe meshën e fundit para meshës së Krishtlindjes që zhvillohen në mbrëmje.

Sot në mëngjes kemi bërë meshë herët, janë nëntë ditët më të afërta të Krishtlindjes dhe sot në mëngjes mbaruam meshën e fundit para meshës së Krishtlindjes që është në darkë.

Ndërsa komentoi vendimin për mbylljen e Tik Tok, e cilësoi si një akt të guximshëm. Ai u shpreh se është shumë e rëndësishme që të krijohen filtra edukimi me të gjitha mjetet dhe rrjetet sociale.

“Ka ndodhur diçka me adoleshentët dhe është parë dhe konstatuar përpara se të ndodhte ngjarja se disa platforma janë të dëmshme për disa mosha. Personalisht mendoj që është bërë mirë, por nëse është e mjaftueshme apo jo, kjo pastaj kërkon sërish diskutim”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!