Klubi i Milanit po mendon të bëjë një revolucion total. Pas shkarkimit të Marco Giampaolos mund të vijë edhe ai i Paolo Maldinit dhe Zvonimir Boban. Dy drejtuesit e kuqezinjve kanë përplasje idesh me Ivan Gazidis, shefi ekzekutiv i klubit.
Calciomercato.com raporton se Fondi Elliot dhe Gazidis po mendojnë ta dorëzojnë Milanin në duart e Ralf Rangnick. Gjermani do të jetë trajneri, shefi i skautëve dhe drejtori sportiv i “Djallit”. Njësoj si pozicioni që mbante Alex Ferguson te Manchester United.
Një revolucion edhe për futbollin italian, pasi Rangnick do të bëhej i pari menaxher i një klubi. 61-vjeçari cilësohet si një gjeni në Gjermani dhe ka drejtuar shumë klube, mes të cilave Schalke 04 dhe Leipzig. Me këta të fundit realizoi një punë fantastike dhe ka ndihmuar të dërgojë klubin nga Gjermania lindore drejt mbërritjes në Champions League. /abcnews.al