Të dënuar në mungesë për plagosje dhe grup kriminal/ Arrestohen dy persona në Kakavijë, ishin shpallur në kërkim

schedule08:37 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 08:37 - 23 Dhjetor, 2024

Dy persona janë arrestuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, teksa po hynin në Shqipëri.

Një 26-vjeçar ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa një 46-vjeçar ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!