Kërkesë e lartë për gjel deti/ Shitësit në Baldushk: Çmimi i njëjtë, nuk është rritur

schedule13:55 - 22 Dhjetor, 2024

schedule 13:55 - 22 Dhjetor, 2024

Edhe këtë vit Baldushku është në krye të listës së shitjeve për gjelin e detit. Për ABC News banorët shprehen të kënaqur me shitjen, ndërsa tregojnë se këtë vit kërkesa është e lartë dhe ka nisur shumë më herët, ndeersa cmimi eeshtee i njeejte me vitin e kaluar.

Në cdo shtëpi të Baldushkut është e pamundur të mos gjesh pula dhe gjela deti. Zona prej vitesh është tashmë e njohur për cilësinë e tyre. Këto ditë dhjetori tufat po pakësohen gjithnjë dhe më shumë, pasi kërkesat për “mbretin” e tryezës së festës janë të mëdha.

Shkurt Karaj ka një ndër tufat më të mëdha në zonë. Ai këtë vit ka mbarështuar mbi 300 pula dhe gjela deti, por shumicën i ka shitur. Rituali është i njëjtë çdo ditë. Tufën e nxjerr në ara për t’i ushqyer në natyrë. Këtë vit çmimi nuk është rritur. Pula tregtohet me 1200 lekë dhe gjeli 1000 lekë.

Karaj shprehet se nëse i shesim nën 12 mijë leke nuk na leverdis. Rritja e shpendëve kërkon shumë punë dhe angazhim, ndërsa tashmë është momenti për të nxjerrë fitimin nga mundi i tyre disa mujor.

“ Nga prilli deri në dhjetor, duan shumë punë e shumë harxhim.”– u shpreh Karaj.

66 vjeçari kujton se edhe në diktaturë familja e tij e kishte traditë rritjen e gjelit të detit.

“ Edhe në kohë të sistemit kemi rritur shumë, pas 90 kemi filluar shumë pastaj, me 200, 300.” – tha ai për mikrofonin e ABC News.

Në oborret e shtëpive dhe tokat me të mbjella të Baldushkut gjelat e detit i sheh kudo. Zeliha Saliu çdo ditë nga mëngjesi deri pasdite vonë qëndron në krye të kësaj are. Teksa pulat dhe gjelat e saj ushqehen në natyrë, ajo është në pritje të blerësve, ndonëse më shumë se gjysmën e i ka të porositura.

“Nga 100, 67 i kam te porositura. Por kërkesat janë më shumë për pula, se gjelat thonë janë më të mëdhenj. Edhe familjet janë të vogla. “

Këtë vit kërkesat kanë nisur shumë herët.

I duan për ndonjë ditelindje, darkë familjare se për vitin e ri porosite i marrim në 30 31.” – u shpreh Salihu.

Gjelat e Baldushkut njihen për cilësinë e tyre jo vetëm në rrethinat e Tiranës, por edhe më gjerë. Sipas Zelihasë sekreti është tek rritja dhe ushqyerja e tyre.

I grijmë jonxhe kur janë të vegjël, e përziejmë me miell misri dhe e ushqejmë.  U japim edhe ullinj. Edhe mishin e bën më të shijshëm, unë kam gati dy muaj që shkon cuni te fabrika dhe e perziejnë ushqimin e del i shijshëm.” – tha Zeliha Salihu për ABC News.

Gjeli i detit është produkti kryesor në tryezën e shqiptarëve natën e ndërrimit të viteve. Mbarështimi i tyre është tashmë traditë e banorëve të Baldushkut dhe cdo vit kanë blerësit e tyre besnikë. Pas hapjes së tregut në ditët e fundit të vitit banorët e këtij fshati zhvendosen atje për të shitur pjesën e mbetur të tufës. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!