Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje. Denoncimi erdhi nga babai i tij i moshuar dhe më pas policia ka kryer shoqërimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Djali i tij, Shaban Ramaj ka precedent edhe për vepra të tjera penale, ndërkohë dhuna fizike ndaj babit të tij ishte e përsëritur.
32 vjeçari ka qenë person i proceduar në gjendje të lirë për kanosjen me thikë të një personi dhe dëmtimin e motorrit të tij në muajin maj të këtij viti. / abcnews.al