Kurbin/ Kishin kthyer dyqanin dhe lokalin në ‘fole’ droge. Pranga pronarit, prindërve të tij dhe kamarierit

schedule12:55 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 12:55 - 20 Dhjetor, 2024

Zbulohen një lokal dhe një dyqan në fshatin Sanxhak të Kurbinit, të cilët ishin përshtatur për konsumim dhe shitje lëndësh narkotike, si edhe për ushtrim të lojërave të fatit me kompjuterë. Në pranga kanë rënë 4 persona, pronari i dy ambienteve 26 vjeç, prindërit e tij, 67 dhe 63 vjeç, si edhe kamarieri, 26 vjeç.

Nën hetim është vënë edhe një 25 vjeçar që u kap duke konsumuar kanabis në lokal.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas e kishin përshtatur lokalin dhe dyqanin për konsumim dhe shitje të drogave. Gjithashtu, kishin instaluar kompjuterë për lojëra fati.

Policia sekuestroi 30 doza të lëndës narkotike “Cookies”, e dyshuar e sjellë nga Amerika Latine, rreth 2 kg kanabis, një pjesë e ndarë në mijëra doza, 2 peshore elektronike, 3 kompjuterë, 3 celularë, disa fishekë, një shumë parash (në lekë dhe në euro) dhe 6 ora dore të dyshuara të vjedhura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!