Ekonomia japoneze në situatë delikate/ Kërkohet shqyrtimi i rritjes së pagave

schedule21:53 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 21:53 - 19 Dhjetor, 2024

Kryetari i Shoqatës së Bankierëve të Japonisë deklaroi këtë të enjte se duhet të shihet me interes një rritje e qëndrueshme e pagave përpara rritjes së normave të interest.

“Ekonomia aktualisht është në një gjendje delikate, duke u luhatur midis pagave reale pozitive dhe negative“- tha Akihiro Fukutome, kryetar i Shoqatës së Bankierëve të Japonisë, në një konferencë për shtyp në Tokio.

Fukutome tha se drejtimi i ekonomisë do të bëhet më i qartë pasi të kuptohen rezultatet e negociatave të pagave të pranverës së vitit të ardhshëm dhe ndikimi i planeve të ardhshme të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ekonominë.

Më herët të enjten, Banka e Japonisë mbajti normat e interesit të pandryshuara, siç pritej, për shkak të pasigurisë mbi politikat e administratës Trump.

Ndërkohë, sektori bankar i Japonisë është përmirësuar nga rritjet e normave të interesit këtë vit, pas shtatë vjetësh normash negative që mbajtën marzhet e huadhënies shumë të ulëta. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!