Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me dosjen ‘Gërdeci’. Seanca e radhës do të mbahet më 27 Dhjetor në orën 12:00.
Gjykata i la kohë avokatëve mbrojtës të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë që kanë përcaktuar edhe shkakun e shpërthimit në Gërdec.
Disa ditë më parë seanca për ish ministrin u shty për shkak të mungesës së dy avokatëve mbrojtës Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Gjykata i gjobiti të dy ata me 5 mijë lekë të reja, për shkak se mbrojtësit ligjorë të Mediut, edhe pse kërkuan ekspertët ushtarakë, nuk u paraqitën në seancë.
Mediu është marrë i pandehur për shpërdorim detyre me dyshimin se ka kryer shkelje në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në Gërdec./abcnews.al